Personi që shihni në foto është autori i plagosjes së 36-vjeçarit në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal në dalje të qytetit.
Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton se krimi ka ndodhur për shkak të një parakalimi. Mësohet se autori dhe i plagosuri, të dy në gjendje të dehur, kanë nisur të zihen për parakalimin, pasi njëri preu rrugën me makinë. Pas përplasjes verbale, autori ka goditur 4 herë me thikë 36-vjeçarin.
BalkanWeb ka siguruar foton e Feta Bezatit, 28 vjeç, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë Andi Dragoti. Ky i fundit u arrestua pas krimit, ndërkohë që 36-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës.