Falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, përmes FSHZH dhe Bashkisë Elbasan, po vijon vrullshëm puna me infrastrukturën ndërlidhëse dhe urbanizuese për zonën ku do të ngrihet Auto Moto Parku (AMP) i parë shqiptar, në Krastë, Elbasan.
Aktualisht po punohet sipas projekteve të planit të ri rregullues me pritat lumore dhe akset e reja rrugore, fazë që paraprin punimet inxhenierike të Auto Moto Park të cilat do të nisin sapo të mbyllet konkursi ndërkombëtar, në proces, i projektimit të pistës së parë të garave auto-moto të certifikuar nga organet e motorsportit botëror, përfshirë edhe strukturat e tjera shumëfunksionale edukative, kulturore, formuese e rekreative, si edhe objektet e reja të shërbimeve të transportit rrugor për Qarkun e Elbasanit, që do të financohen nga DPSHTRR!
Auto Moto Park, Elbasan, tashmë një vepër historike e prekshme, një kompleks fantastik i shumëpritur për komunitetin tonë të Automobilit, Garave, Mjeteve Historike, Testimit e Kualifikimeve për aftësi drejtimi mjetesh rrugore, tempull zhvillimi profesional e burim ekonomik për turizëm sportiv, automotiv e aktiv, mes natyrës e gjelbërimit.