Një 59 vjeçar është gjetur i mbytur pranë një përroi nga banorët e fshatit Pashtresh të Gjinarit.
Nga veprimet e para hetimore mësohet se ky person ka rënë aksidentalisht në përruar dhe për pasojë është mbytur.
Njoftimi i Policisë Elbasan.
Elbasan/Informacion paraprak/Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.