Sot dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Dr. Ramkaj: Të adresohet ligji për fetë në përputhje me legjislacionin Europian

Dita e sotme shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ajo shënohet si përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

“Meqë njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë; meqë mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut çonte drejt veprimeve barbare, që fyenin ndërgjegjen njerëzore, dhe meqë krijimi i njё bote në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, lirinë e besimit dhe lirinë nga frika dhe skamja është shpallur si aspirata më e lartë e çdo njeriu; meqë është qenësore që të drejtat e njeriut të mbrohen nga sistemi juridik ku do tё sundojё ligji, që njeriu të mos shtrëngohet të rebelohet dhe të ngritet kundër tiranisë dhe shtypjes”.

Fotoja e mëposhtme është nga fjalimi i mbajtur në Gjeneve në 2019 në prezencë të përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian për Gjenocidin dhe dhunën e pashembullt që u ushtrua kundrejt fese dhe klerikëve në Shqipëri. Fjalimi paraqiti një panoramë dhe analizë për krimet e një regjimi barbar ndaj klerikeve dhe lirisë së ushtrimit të besimit gjatë sistemit komunist. U mundova ti shpjegoj perfaqësueseve diplomatike të pranishëm nga 40 vende të ndryshme të botës se si sistemi dhe regjimi u soll në mënyre brutale me akuza të stisura kundrejt klerikëve dhe lirisë së besimit, diçka e pashembullt në botë. Gjithashtu u shpjegova që shoqëria shqiptare nuk do të shërohet e nuk do të gjej paqe nëqoftëse nuk adreson ligjin për fetë në përputhje me legjislacionin Europian dhe statusin special të klerikut, kompesimin e komuniteteve fetare që historia e terrorit shtetëror mos të përsëritet me kurrë..

#10dhjetor

#liriaebesimit