Ish-konkurrentja elbasanase e ‘Love Story’ akuzon Verën dhe Alketën: Prisha biznesin tim për emisionin, do përballemi…

Marinela Hysa është një emër mjaft i njohur për publikun shqiptar, pas pjesëmarrjes së saj në emisionin ‘Love Story‘ në Tv Klan. Pas përfundimit të spektaklit, ish-konkurrentja u bë mjaft personazh edhe në rrjetin social TikTok, ku shpeshherë ka akuzuar përmes deklaratave të ndryshme disa personazhë publikë.

Përmes videove të publikuara në TikTok, ajo i ka ironizuar këto personazhë, duke i nxjerrë sheshit edhe sekrete të ndryshme. Mirëpo, pas këtyre videove, ajo u shfaq mjaft e penduar dhe kërkoi publikisht falje. E së fundmi, Marinela duket se ka vendosur t’i rikthehet sërish ‘zakonit të vjetër‘, duke publikuar disa biseda me moderatoren e njohur, Alketa Vejsiu.

Ajo e quan prezantuesen shqiptare mosmirënjohëse, ndërsa e akuzon atë së bashku me Vera Grabockën se e detyruan të mbyllë biznesin e saj privat për hir të spektaklit ‘Love story‘. Madje, ajo ka publikuar edhe një mesazh zanor, ku Alketa Vejsiu shprehet se ajo është një ‘tip‘ dhe i premton se do të jetë pjesë e një tjetër reality shoë në të ardhmen nëse ai do të fillonte.

“Une isha duke punuar ne biznesin tim ne Tirane #MarinelaHysaMethod ngritur me shum sakrifica me qera me shpenzime dhe vendosa te besoj imazhin tim tek Vera dhe Alketa . E pranova ftesen dhe fola ato qe me drejtonin te thoja, te duroja kur me ofendonin deri tek familja njerez pa integritet . Duroja sepse mendoja se Shqiperine do ndryshoja por nuk e dija qe veten po demtoja . U prek ne emision ne Love Story identeti I familjes sime nga nje konkurente qe mbrohej nga Vera dhe Alketa.

Mosmirenjohja eshte vesi me I keq. Une prisha biznesin sepse nuk me linin te ikja te kapja oren e punes dhe Vera tha mbylle fare, do te mbajne ketu. Pasi mbaroi Love Story naten e fundit as nuk me tako. Bera sikur nuk I kuptova . Diten tjeter I dergova nje SMS per te pare deri ku arrite cinizmi? Shpenzova 3 muaj kohe tek Klani. Perseri ndjeja qe kishte xhelozi dhe gjithcka ishte bere pas shpine me hipokrizi dhe djallezi.

Une shpenzova para, kohe dhe ika e shqetesuar nga ai emision sepse vetem postime me shoë keq ndaj meje dhe asnje moment nuk u shfaq talenti im ne kercim. Gjithsesi do perballemi nje dite dhe ajo dite do vije shpejt sepse imazhi im do tregohet I vertete” – është një pjesë nga reagimi i fortë i ish-konkurrentes së ‘Love Story’, Marinela Hysa.