Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan, ka hartuar një akt marrëveshje kryesisht me abonentët debitorë familjar dhe biznes, me qëllim lehtësimin e pagesës së tyre. Në këtë kuadër, Ujësjellës Kanalizime Elbasan, ka ofruar edhe kushtet të cilat familjarët dhe bizneset duhet ti respektojnë brenda një afati të caktuar, ku parashikohet data 31 dhjetor i këtij viti për lidhjen e kësaj aktmarrëveshje.
Sipas kushteve, abonentët familjarë duhet të lidhin aktmarrëveshjen me një vlerë 1/5 të detyrimit ndaj UKE – së, dhe çdo muaj duhet të paguajnë 5000 lekë, përfshirë edhe faturën mujore aktuale. Ndërsa abonentët debitorë biznes duhet të lidhin marrëveshjen duke shllyer si fillim 1/3 e detyrimit total si edhe afat shlyerjen e vlerës së mbetur për tre muajt e arshëm.
Për të dy rastet si për abonentët debitorë familjar ashtu edhe për bizneset, ky afat do të jetë deri në 31 dhjetor të këtij viti. UKE, bën me dije se në rast se debitorët nuk e respektojnë aktmarrëveshjen e lidhur, atëherë nuk do të ketë një marrëveshje të dytë dhe institucioni do të vazhdojë me procedura të tjera ligjore.
UKE, nëpërmjet kësaj aktmarrëveshje ka si qëllim lehtësimin e pagesës së debitorëve familjarë dhe biznes në qytetin e Elbasanit.