Elton Kikia, një gazetar me 13 vite eksperiencë, ka lënë profesionin dhe i është dedikuar fermës së tij me gomarica.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se më shumë të ardhura merr nga ferma e tij me gomaricat sesa si gazetar.
Më tej, ai shtoi se të jesh gazetar në Shqipëri është shumë e vështirë.
“Të jesh gazetar në Shqipëri është goxha e vështirë. Një përqindje e vogël përfundojnë duke bërë karrierë në gazetari nga ata që mbarojnë shkollën e gazetarisë. Tregu është shumë i ngurtë. Dhe kur je në gazetari, ka shumë probleme.
Pagesa e vogël. Paga ka qenë një nga arsyet që zgjodha të bëja biznes. Media nuk është e pavarur në Shqipëri. Te ferma lodhem më pak se në gazetari dhe më sjell më shumë të ardhura”- tha ai.