Gjykata e Elbasanit ka shtyrë sot sërish senacën për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Özer.
Shkak për shtyrjen është mungesa e avokatit të tij mbrojtës, që mendohet se kishte një seancë tjetër në SPAK.
Seanca e radhës për turkun do të mbahet në 1 nëntor.
Ai u arrestua më 30 gusht 2022 në Himarë, pas 10 ditëve përgjim nga policia.
Në Turqi, Ozer është shpallur në kërkim kombëtar që në 2021, pasi dyshohet se ka mashtruar me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave, me një dëm prej 2 miliard dollarë.