Elbasan/ Makina me shpejtësi të lartë përplasi fëmijën 4 vjeç, familjarët sulmojnë me gurë automjetin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç.

Fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa pas aksidentit, familjarët të irrituar kanë sulmuar me gurë automjetin.

Fëmija ka qenë duke kaluar nga një anë në tjetrën në rrugë në momentin që është përplasur nga mjeti. Sakaq, policia po mbledh provat dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.