Pranga 4 personave në Elbasan për vepra të ndryshe, pa patentë e të dehur në timon

Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Hekuran Çekrezi është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Dy shtetas të tjerë janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa 1 tjetër ngiste mjetin në gjendje të dehur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë ndalimi i shtetasit Hekuran Çekrezi, 61 vjeç, banues në Prrenjas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. Ç., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

S. Z., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

E. B., 30 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.