Ka çelur siparin në “Skampa” edicioni i 24 – i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa “, një nga eventet më të rëndësishme artistike, e kthyer tashmë në traditë në qytetin e Elbasanit.
Realizimi i këtij eventi realizohet falë mbështetjes së Bashkisë Elbasanit dhe kujdesit të vecantë të Kryetarit të Bashkisë, Z.Gledian Llatja. E gjithë vëmendja e ajkës së artit skenik shqiptar është rikthyer drejt Elbasanit, ku edhe ka startuar Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa ‘2022”, që zhvillohet çdo vit gjatë sezonit të vjeshtës në këtë qytet. Ky vit shënon edicionin e 24 të këtij festivali, i cili do të mbahet nga data 11 – 16 Tetor.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit vjen edhe këtë vit me risi duke sjellë shfaqe dhe trupa teatrore nga vende të ndryshme të Evropës dhe Ballkanit, si Itali, Poloni, Spanjë, por si gjithnjë nuk mungon edhe pjesëmarrja e teatrit të Kosovës, të cilët do të ngjiten në skenë eksluzivisht për spektatorin elbasanas për gjashtë ditë me rradhë . Ky festival, përkon edhe me 60 vjetorin e krijimit të Teatrit Profesionist “ Skampa” në Elbasan. Për këtë qëllim, është organizuar një Grand Gala, për të kujtuar krijimin e Teatrit Profesionist “ Skampa” 60 vite më parë me pjesëmarrjen e shumë aktorëve, regjisorëve e figura të dashura që i dhanë aq shumë Elbasanit dhe publikut artdashës. Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë Gledian Llatja, ka përshëndetur të pranishmit si dhe gjithë emrat e mirënjohur të artit shqiptar, që çdo vit marrin pjesë në këtë event kaq të rëndësishmë artistik, dhe që organizohet pikërisht në qytetin e dijes, duke theksuar se “ ky festival i jep gjallëri jetës kulturore në qytet duke bashkuar kombe, kultura e tradita”, ndërsa shtoi se “ tradita e këtij festivali duhet të vazhdojë për vlerat e mëdha që i jep qytetit të Elbasanit, por jo vetëm”. Sa i takon 60 vjetorit të Teatrit Profesionist “ Skampa”, kryebashkiaku shtoi se “ elbasani është një artëdashës i teatrit,i artit, dhe muzikës, ndaj ne i kemi dhënë vlerësimin e duhur. Por ne tashmë jemi në mbyllje të projektit të Teatrit Skampa”, dhe besoj se shumë shpejt do të nisim edhe rikonstruksionin e teatrit me stilin që ka për tu ruajtur gjendja e tij si trashëgimi kulturore. Do të vazhdoj të mbështes Qendrën e Artit, edhe pse nuk ka munguar asnjëherë, që kur kam ardhur kryetar Bashkie jam përpjekur maksimalisht të rris buxhetin dhe do të vazhdoj ta bej gjatë gjithë kohës, Janë shumë të hershme aktivitetet kulturore artistike në Elbasan, në 15 korrik të 1962 u bë një teatër profesionist, por tashmë ky teatër është kthyer edhe në ndërkombëtar. Kemi fituar cmimin e teatrove ne Korcë e cila është një punë e madhe e bërë nga kjo qendër, nga aktorët ndaj do ta vazhdojmë pasi ne i kemi hapur dyert kulturës, zhvillimit të qytetit, dhe kështu do të vazhdojmë të gjithë bashkë”.
Kryebashkiaku ka vlerësuar me titullin e mirënjohjes “ Qyetar Nderi” aktorin dhe regjizorin e mirënjohur të skenës shqiptare Spiro Duni, i cili ka qenë gjithnjë dashamirës dhe pjesëmarrës aktiv i trupës së teatrit Skampa.
Festivali “Skampa” eshte kompeticioni me i madh teatror që zhvillohet në vendin tonë, ai mund të cilësohet edhe si një “Festival Laborator”, pasi aty përfshihet edhe organizimi i veprimtarive ku shpalosen metodat bashkëkohore skenike, në fushën e eksplorimit artistik e menaxherial, përmes seminareve dhe ëork-shopeve.
Festivali është bërë pjesë e trashëgimisë të teatrit shqiptar, ndër më të spikaturit në rajon në shërbim të zhvillimeve bashkëkohore të teatrit, një platformë atraktive e edukimit përmes artit.
Duke u krahasuar me festivalet e tjera te teatrit ne vend, Festivali “Skampa”, në çdo edicion, ka pasur numrin më të madh të shfaqjeve, me pjesëmarrjen e rreth dyfishit të trupave teatrore dhe shtrirjen më të gjerë gjeografike të tyre.
Festivali i parë Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa ’99” hapi siparin 24 vite më parë në Elbasan, me sloganin “Format e reja”, në koherencë me zhvillimet integruese evropiane, si i pari festival ndërkombëtar teatror, që i çeli rrugën edhe festivaleve të tjera në Shqipëri. Pa dyshim nuk ka munguar trupa e Teatrit “Skampa” e cila ngriti siparin e këtij festivali me premierën “ Jashtë bie borë”, me regji të Hervin Culi, një komedi e cila synon të përëojë vlerat e dashurisë për familjen, interpretuar me mjaft profesionalizëm nga aktorët Hervin Culi, Helidon Fino, Hysen Mullajonuzi dhe Mario Elezi. Aktorë të mëdhenj të skenës shqiptare përcollën emocionet që ky festival u dhuron çdo vit.