Ermira Urupi është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Elbasan.
Znj. Urupi e merr drejtimin e këtij institucioni i cili më herët drejtohej nga Xhevahir Budani.
Znj. Urupi prej një viti mban detyrën e Drejtoreshës së Njësisë Vendore të Kujdesit Publik Elbasan, ku tregoi përkushtim dhe angazhim maksimal në shërbim të qytetarëve.
Përballë sfidave të pandemisë dhe domosdoshmërisë së vaksinimit, Znj. Urupi angazhoi maksimalisht stafin e këtij institucioni duke i motivuar çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe në realizimin e detyrës së marrë përsipër.
Elbasani ka qenë një ndër bashkitë me performancën më të mirë të institucioneve shëndetësore gjatë pandemisë ndaj dhe Znj. Urupi meritoi besimin për detyrën e re.