Erdhi koha për të nisur pa ndalim… Partia Demokratike Dega Elbasan jep njoftimin për qytetarët.

Mbrëmjen e sotme, në faqen e saj të facebook, Partia Demokratike Dega Elbasan ka postuar një njoftim ku i fton qytetarët që të marrin pjesë në protestë.

PD njofton se protesta do të zhvillohet në sheshin “Gensher” ditën e martën në orën 11:00.

Njoftimi i Plotë:

?Erdhi koha për të nisur pa ndalim protestat!

?Elbasani do t’i përgjigjet i pari pyetjes së vazhdueshme të qytetarëve që kërkonin #Kurdoprotestojme?

?Ftohen qytetarët në sheshin “Gensher” ditën e martën në orën 11:00! Merrni automjetet tuaja dhe ejani ti tregojmë të gjithëve sa na kanë vjedhur të gjithëve në këto muaj!