Programi Kombëtar i Efiçencës Energjitike po shtrihet në shumë qytete të vendit, si në Durrës, Peshkopi, Elbasan, Korçë, Vlorë, Orikum e Shëngjin, ku punohet për rigjenerimin e banesave me sistemet kapot, termoizolimin, hidroizolimin e tarracave, heqjen nga tarracat dhe qendërzimin e depozitave të ujit, masa që ulin deri në 30% konsumit e energjisë dhe lehtësojnë ngarkesën në rrjet.
Në Elbasan ka filluar puna në fasadat e pallateve që ndodhen në Unazën Jugore të qytetit. Falë programit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në bashkëpunim me bashkinë Elbasan, një pjesë e familjeve do të përfitojnë nga projekti në këtë fazë të parë.
Kjo ka të bëjë direkt me eficencen e energjisë sidomos në këtë kohë që po kalojmë, kjo prek, jo vetëm banorët nga pikëpamja estetike e lagjes, por mbi të gjitha edhe në xhepin e tyre. Ky është një program i jashtëzakonshëm pasi ri sjell në këto zona një lloj shprese dhe fillon gjallëron vet jetën komunitare.
Vetë banorët janë shprehur të kënaqur ky projekt, pasi do reflektohet direkt në xhepat e tyre me kursimin e energjisë elektrike por edhe për një pamje estetikisht bukur të lagjes ku banojnë.