Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Escape”.
Kapet dhe vihet në pranga, 40-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar, për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohet një shtetas tjetër që e ka përkrahur 40-vjeçarin, duke e strehuar në banesën e tij.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, për vendndodhjen e një personi në kërkim, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Escape”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
A. D., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.08.2022, gjatë kontrollit në territorin përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.
Në vijim të veprimeve hetimore është arrestuar edhe shtetasi U. K., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka strehuar në banesën e tij, shtetasin A. D., pas shpalljes në kërkim nga Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale