Përplasen 2 automjete në Elbasan, ka të plagosur. Gjendja e tyre

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mamël të Elbasanit.

Policia njofton se një makinë tip “Volkswagen “, me drejtues 56-vjeçarin me iniciale Xh.B. është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A.B., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur personat me iniciale S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volkswagen”.

Ndërkohë është plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Ford”, të cilët  janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.