Gledian Llatja: Rrugë dhe mbështetje edhe për zonat më të largëta

Lamolla, fshati i largët i Labinotit Mal, pas 20 vitesh do të ketë rrugë rurale. Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja ka shkuar në fshatin e largët për të falenderuar të gjithë komunitetin e banorëve të asaj zone që iu bashkuan vullnetarisht ekipit të Agjencisë së Shërbimeve Publike që po hap një rrugë rurale e cila e ishte lënë 20 vite në harresë këtë zonë.
“Edhe pse kemi kaluar vite të vështira me pandeminë, por edhe tërmetet, ne kemi vazhduar punën duke hapur rrugë të reja, edhe në Labinot Mal. Prioritet i imi si kryetar Bashkie është të ndihmoj banorët, zonat të cilat kanë problematika të mëdha të mbartura prej vitesh. Bashkë me banorët do ti zgjidhim të gjitha problemet që ata kanë”, tha z. Llatja.
Sipas tij Bashkia do të vazhdojë të investojë dhe do të jetë gjithnjë në gadishmëri për të gjithë zonat si afër dhe larg qytetit.