30 vajza përfunduan sot kursin e parukerisë dhe u pajisën me Certifikata nga Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik Elbasan. Kursi i cili drejtohej nga Anila Sulaj, zgjati 4 muaj e gjysmë dhe i pajisi vajzat me aftësitë e duhura përtu përballur me tregun e punës kudo në Shqipëri dhe Bashkimin Euriopian.
Kujtojmë se Certifikatat e Drejtorisë së Ofrimit të Formimit Profesional Publik njihen në Bashkimin Europian.
Njoftimi i Drofpp Elbasan në faqen zyrtare të Facebook
Përfunduam sot me sukses edhe një tjetër grup i Parukerisë ????♀️☺️
?? Nëse edhe ti je e/i interesuar nxito të regjistrohesh
✍️ Mënyrat për regjistrim:
1. Nëpërmjet portalit e-albania
2. Nëpërmjet Zyrës së Punës
⌛Kohëzgjatja katër muaj e gjysmë
? Nëse je i papunë kursin e përfiton pa pagesë
Për çdo pyetje, paqartësi apo informacion shtesë mund të na shkruani ose paraqituni pranë zyrave tona në Drejtoria Rajonale Ofrimit Formim Profesional Publik Elbasan