32 v1ktima dhe 75 të plagosur. Ky është bilanci tragjik nga tre aksidentet që kanë ndodhur këtë të shtunë në Turqi.
Tragjedia e Gaziantepit, 16 v1ktima dhe 22 të plagosur pasditen e sotme një aksident ndodhi në një autostradë pranë Gaziantepit. Ekipet e emergjencës, zjarrfikës dhe mediat shkuan menjëherë në vendngjarje.
Në këtë moment, teksa raportohej gjithçka live, një autobus me pasagjerë me shpejtësi përplas makinat e mediave, zjarrfikësve dhe ambulancat në vendngjarje duke shkaktuar 16 të vdekuŕ dhe 22 të plagosur. Mes v1ktimave raportohet për gazetarë, mjekë dhe fëmijë.
Pas atij të Gaziantepit, një tjetër aksident tragjik ndodh në Turqi, në Mardini. Një kamion të cilit dyshohet se i janë prishur frenat përplas turmën e qytetarëve dhe disa makina. Bilanci i v1ktimave i njëjtë me Gaziantepin, 16 të vdekuŕ dhe 29 të plagosur. Pamjet janë të rënda teksa shihet kamioni që përplas turmën. Por tragjedia nuk ndalet.
Aksidenti i tretë po këtë të shtunë tronditi fshatin Asmalıırmak. Një autobus me turistë ka humbur kontrollin duke u përplasur e përmbysur. Thellohet bilanci i të plagosurve por nuk raportohen akoma v1ktima. Sipas raportimeve 24 janë plagosur ndërsa tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.