Vŗasja e Madrit Ulqinakut në Elbasan, gjykata vendos për Eiden Dinon

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “aŗrest me burg” për Eiden Dinon, i cili u aŗrestua dy ditë më parë në Elbasan pas vŗasjes së Madrit Ulqinakut nga Horgito Peqini. I përfshirë në ngjarje, krahas Dinos dhe Peqinit dyshohet se ka qenë edhe Klaudjan Sallufi.

Fillimisht u tha se ngjarja ndodhi për motive të dobta, por më pas policia zbuloi se bëhej fjalë për një konflikt të hershëm mes tyre.

Deshmia

Pasditen e 17 gushtit, Klaudjan Sallufi dhe Eiden Dimo, janë takuar në banesën e Ord Peqinit, i cili rezulton të jetë vëllai i Horgito Peqinit.

Atje ka gjetur edhe Horgiton dhe Klaudjan Sallufin të cilët kishte 1 vit që i njihte. Me vete kishte marrë dhe një dorezë hekuri të cilën e kishte blerë online. Në banesë sipas dëshmisë së tij është konsumuar birrë dhe lëndë naŗkotike.

“Pasi kemi pirë disa birra, Klaudio dhe Horgito, të dy kanë konsumuar disa viza kokainë mesa mbaj mend tre katër viza secili. Unë vetë kam pirë vetëm birra dhe nuk kam konsumuar lëndë naŗkotike koĸainë. Kur unë vajta tek shtëpia, pashë që Klaudjani kishte pisťoletë mbi divan.

Pasi pimë birrat dhe ĸokainën që konsumoi Horgito dhe Klaudjani, unë kam bërë një “video live” në rrjetim tim social “Instagram” ku kam adresën.

Pas videos qëndruam edhe pak në shtëpi edhe më pas dolëm. Kur dolëm Horgito mori pisťoletën dhe e futi në marsupin që kishte apo në brez kurse Klaudjani mori një thiĸë në dorë dhe me pyeti: “…kë do mbash në çantë thiĸën apo mos e do ti pisĸoletën…? “…unë i thashë që do mbaj thiĸën se pisťoletë, nuk kam mbajtur ndonjëherë. Futa thiĸën në çantën marsup që kisha me vete, e cila është e zezë..…” – ka treguar në polici Eiden Dimo