Elbasan/ Shitën flori falso. Pas italianëve, e pëson keq edhe pronari i argjendarisë

Në vijim të operacionit policor të koduar “Fake Gold”, të finalizuar 2 ditë më parë, si rezultat i të cilit u arrestuan 2 shtetas italianë, për veprat penale “Kontrabαnda me mallra të licencura” dhe “Mαshtrimi”, kryer në bashkëpunim, si dhe u sekuestruan sasi ari i rremë dhe i pastër, specialistët për Hetimin e Kr¡mit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan arréstuan në flagrancë për veprën pénale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasin J. T, 53 vjeç, banues në Elbasan, pronari i argjendarisë në qytetin e Elbasanit, ku u arréstuan në flagrancë 2 shtetasit italianë.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.