Sulmoi shumë rëndë gazetarët, çfarë neni shkeli nënkomisarja e Elbasanit që bashkëjeton me gjarprin?

Punonjësja e policisë së Elbasanit, Anisa Kostani sulmoi ashpër gazetarët, që sipas saj po nxijnë punën e policisë së qytetit. Reagimi i polices, erdhi pas vrαsjes në Elbasan ku mbeti i vdαkur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Ndërkohë që i riu u vra në mes të qytetit dhe policia ende nuk ka arréstuar autorin, efektivja zgjodhi të sulmojë gazetarët që siç pretendon ajo po hedhin poshtë punën e policisë.

Por çfarë neni shkeli sot, Nënkomisare Anisa Kostani? Gazetarja e emisionit “Piranja” në ABC, Aida Topalli sjell në vëmendje se Kostani theu sot rregullin bazë, duke shprehur mendimin personal në rrjetin e saj social.

Një tjetër shkelje e saj është përdorimi në masë i rrjeteve sociale. Në fakt Kostani është bërë e njohur për bashkëjetesën e saj me gjarprin dhe ekspozimin në mediat sociale.

Postimi:

Çfarë neni shkeli sot, Nënkomisare Anisa Kostani.

Policia e Shtetit ka në strukturën e saj zëdhënësat, dhe janë ata që përmes njoftimeve zyrtare, dërgojnë informacion apo vlerësojnë ose shprehin ndonjë pakënaqësi të mundshme kundrejt reagimeve që bëhen në media, apo në rrjete sociale nga gazetarët dhe jo vetëm.

Anisa Kostani, theu sot një rregull bazë, shprehu mendim personal në rrjetin e saj social. Mendim në të cilin, kishte diskriminim dhe fyerje. Dy herë shkelje.

Shkelja e tretë është përdorimi në masë i rrjeteve sociale.

Çdo fjali e sqaron më së miri neni 116, Kreu III i Rregullores së Policisë së Shtetit.