Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin këtë të mërkurë, ku një 33 vjeçar i identifikuar si Madrit Ulqinaku ka humbur jetën, pasi ndaj tij është shtënë me aŗmë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, kur i riu sapo ishte larguar nga lokali dhe i ishte drejtuar makinës së tij kur dhe është qëlluar disa herë.
Mësohet se ai ka humbur jetën në vend, ndërsa policia në deklaratën e bërë publike për median sqaron se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta ndërsa Ulqinaku është qëlluar nga i riu Klajdi Shaholli vetëm 20 vjec.
Blutë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Këtë ngjarje e bën të rëndë fakti se është qëlluar me aŗmë në një kohë kur në zonë ka pasur lëvizje të shtuar të qytetarëve në xhiron e mbrëmjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i viĸtimës ka qëndruar i shtrirë në tokë pranë mjetit të tij deri në ekspertizën e plotë .
Burimet thonë se viĸtima nuk ishte një emër problematik. Ai jetonte mes Italisë ku punonte dhe qytetit të Elbasanit ku kishte familjen. Madrid Ulqinaku ishte babai i nje vajze 8 vjeçe.