“S’ka ma turp”- peticion online kundër emisioneve që transmetojnë përmbajtje denigruese dhe të dëmshme për fëmijët, kërkohet ndërhyrja e AMA-s

Studiuesi Fabian Zhilla ka nisur një peticion në internet që i drejtohet Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve lidhur me “reality shoë” televiziv që transmetojnë mesazhe me përmbajtje të dëmshme për fëmijët dhe shkelin moralin publik.

Zhilla kërkon nga institucionet që emisione të tilla që shfaqin mesazhe me përmbajtje të dëmshme të merren masat ligjore për transmetimin e tyre në fasha orares mbas orës 24:00, të transmetohen me logo përkatëse që paralajmërojnë shikuesit nën 18 vjeç si dhe të shoqërohen me një paralajmërim për skenat dhe përmbajtjen e programit  të papërshtatshëm për moshat nën 18 vjeç.

Zhilla disa ditë më parë në një shkrim të tijin dënoi transmetimin e emisioneve të tilla të cilat sipas tij transmetojnë antivlera nëpërmjet seĸsualizimit. (FIRMOSE)