Gledian Llatja – Zjarri në kodrat e ullishtave të Elbasanit i qëllimshëm, 200 punonjës bashkie për të fikur flakët

Zjarri i cili ka rënë ditën e dielë në Ullishten e Elbasanit, pranë ish Repartit Ushtarak ka vënë në lëvizje pushtetin lokal, Ushtrinë, Repartin e Zjarrëfikëses, punonjës të ASHP, si edhe vullnetarë të shumtë shumë prej të cilëve edhe banorë të zonës.

Në terren kane qene ekipi i zjarrfikeses dhe emergjecave civile me 7 mjete dhe 1 bot me uje, të cileve i kanë ardhur edhe mjete nga Cerriku, Belshi edhe Peqini,të  cilët për shumë orë punuan për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Më shumë se 200 punonjës të Bashkisë dhe 70 vullnetarë morën pjesë vullnetarisht për shuarjen e flakëve, të cilat u lokalizuan mëngjesin e së hënës.

Vetë kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ka qenë i pranishëm në terren, duke parë nga afër situatës gjatë mesnatës deri mëngjesin e sotëm.

“Ne kemi qene në terren që në  orën 12 të ditës së dielë, jemi njoftuar për vatër zjarri afer lagjes NSHU, por edhe pse ndërhymë, vatra e zjarrit e favorizuar nga era mori përmasa duke u përhapur. Rreth orës 2 te drekës kemi qenë të angazhuar ne terren, bashkë me zjarrëfikëset si dhe ushtrinë. Ishte një situatë jo e këndshme, duket qe eshte e qellimshme, por fatmirësisht zjarri u vu nen kontroll te plote rreth orës 9 të paradites së sotme”

Edhe një herë kryebashkiaku i bën thirrje qytetarëve të mos i venë zjarrin pyjeve dhe ullishtave të Elbasanit, duke shprehur bindjen se edhe flakët që pushtuan ullinjtë 500 vjecar ishin vënë qëllimisht. 

Bashkëpunimi me Policinë sipas Z Llatja do të bëjë të mundur vënien para ligjit për zjarrëvënësit. Sipas të dhënave zyrtare bëhet e ditur se  zjarri ka djegur 15 ha ullishta, si edhe 1000 rrënjë ullinj janë demtuar.