Nga specialistët për Hetimin e Kŗimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u kap dhe ndalua shtetasja M. Z., banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në buŗg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët për Hetimin e Kŗimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan aŗrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Aŗrest në shtëpi “. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.