Granit Xhaka është bërë qesharak në rrjetet sociale pasi është parë nga fansat me një makinë më të vogël se Smarti gjatë dokumentarit të klubit “Gjithçka ose asgjë”.
Shikuesit e këtij dokumentari të klubit Arsenalit kanë mbetur të shokuar kur në një episod shohin Granit Xhakën i cili paraqitet në stërvitje me një makinë të çuditshme dhe përshëndetet nga shoku i skuadrës, Cedric Soares.
Cedric e pyet Xhakën i habitur: “Çfarë është kjo makinë?” Xhaka u përgjigj: “Vëlla, kjo është makina më e mirë e të gjitha kohërave.”