Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti fatal në Itali të ndodhur mëngjesin e sotëm. Viĸtima është identifikuar si Klajdi Tahiri me origjinë nga Elbasani. 29-vjeçari po udhëtonte drejt Veronës kur rreth orës 7.30, ndoshta në tentativë për të parakaluar ka pushtuar korsinë e kundërt dhe është përplasur me një kamion.
Shoferi i kamionit – një 45-vjeçar me origjinë rumune – bëri gjithçka për të shmangur goditjen, duke u përpjekur të devijojë djathtas, por pa sukses, për shkak të bordurave të betonit të karburantit aty pranë.
Mediet italianë shkruajnë se Tahiri drejtonte një Mercedes Vito dhe pas aksidentit makina mbeti vetëm një grusht hekurash. Me origjinë nga Elbasani, viĸtima kishte jetuar në Villanuova sul Clisi së bashku me familjen e tij. Ai kishte studiuar në Cfp Zanardelli dhe punonte në sektorin e ndërtimit