Monday , August 15 2022

Kapet autori i kŗimit që tronditi Elbasanin, ja ku ishte fshehur.

Pas më shumë se 24 orësh është aŗrestuar Ramis Mici, autori i kŗimit që tronditi Elbasanin. Mici masaĸroi me thiĸë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, në banesën që kishin marrë me qira në lagjen “Skënderbej”.

Burime për Abc bëjnë me dije se në polici është shoqëruar edhe vëllai i viĸtimës, i cili kishte deklaruar në rrjete sociale se do të merrte hak ndaj Micit dhe familjarëve të tij.

Mësohet se Ramis Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës. Ai që prej ditës së djeshme, pasi kreu kŗimin dhe u arratis kishte qëndruar poshtë urës.

37-vjeçarja Jetlira Elezi kishte 6 vite që bashkëjetonte me Micin. Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme. Jetlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë edhe autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

Abc mësoi se 6 ditë para ĸrimit maĸabër, Elezi kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Burime zyrtare nga prokuroria e Elbasanit i thanë ABC se pesë ditë më parë ata ishin shoqëruar në ambientet e policisë Elbasan, ku ajo kishte denoncuar dhunën e bashkëjetuesit.

Ishte pronari i banesës ai që e gjeti Jetlirën të mbuluar nga gjaĸu ditën e djeshme. “Doli ai nga dera, e kishte përplas derën. Kur e pashë ajo kishte rënë përmbys, gják dynjaja. Kjo ka ndodh nga ora 12.50”, tha ai për mediet. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia.