Etlira Elezi, nëna e një vajzë që u vŗa me thiĸë nga bashkëjetuesi i saj orët e para të kësaj të shtune, ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Elbasanit para pesë ditësh. Pronari i banesës ku dy 37-vjeçarët jetonin me qira ka treguar për mediat se para pesë ditësh ata kishin pasur një zënkë pas së cilës gruaja kishte shkuar në polici dhe kishte denoncuar ngjarjen.
Pas konfliktit, Ramis Mici vijoi të jetonte në ambientet që ata kishin marrë me qira në katin e tretë ndërsa Etlirën pronari i shtëpisë e kishte siguruar në ambiente të tjera në kat të parë. Duke folur për incidentin e parë të ndodhur mes çiftit, ai tregon:
“U grinë të dy, po pa e ditur ne sesi… rrinin të dy këtu në kat të dytë brenda. Erdhën me një grindje të vogël. Ajo iku në polici e denoncoi para 4-5 ditësh. Erdhi policia këtu. Nuk e pamë se çfarë i bëri.”
Por, zënka e dytë mes çiftit përfundoi në tŗagjedi. Pronari i shtëpisë tregon se Etlirën e gjeti të mbuluar nga gjaĸu. “Doli ai nga dera, e kishte përplas derën. Kur e pashë ajo kishte rënë përmbys, gjaĸ dynjaja. Kjo ka ndodh nga ora 12.50.”
Ramis Mici, baba i dy fëmijëve nga martesa e parë, pasi ka qëlluar me thiĸë bashkëjetuesen e tij është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është ende në kërkim të tij. /abcnews.al/