Monday , August 15 2022

U gjetën pa jetë dy muaj më parë, mbetet akoma mister historia e dy motrave

Misteri që ka mbuluar historinë e dy motrave nga Arabia Saudite, të cilat u gjenden pa jetë në një shtëpi në Sydney ende nuk është zgjidhur nga policia. Trupat e Asra Abdullah Alsehli 24 vjeç dhe Amaal Abdullah Alsehli 23 vjeç u gjetën në shtëpinë e tyre të katit të parë në Canterbury, në jug-perëndim të Sidneit, më 7 qershor.

Detektivja Claudia Allcroft tha të mërkurën se hetuesit besojnë se gratë humbën jetën në fillim të majit, një muaj përpara se trupat e tyre të dekompozuara të zbuloheshin nga oficerët. Policia ende nuk ka e di shkakun dhe madje as çfarë pune kanë bërë dy vajzat.

“Ne shpresojmë që dikush mund të jetë në gjendje të ndihmojë hetuesit tanë, ndoshta dikush që i njihte motrat dhe mund të ketë disa informacione për lëvizjet e tyre para se të humbnin jetën, “tha Detektivi Constable Allcroft.

Si u gjetën pa jetë dy motrat në shtëpinë e tyre

Amaal dhe Asra u gjetën pa jetë në shtëpinë e tyre rreth dy muaj më parë. Sipas informacioneve, ato kishin 4 javë që nuk kishin paguar qiranë. Gjatë hetimit fillestar, policia tha se trupat e tyre kishin qenë atje për “një kohë të gjatë”, nuk kishte shenja të dukshme lëndimi dhe nuk kishte shenja se dera ishte thyer.

Nga Arabia Saudite në Australi

Sipas Daily Mail Australia, dy motrat u larguan nga Arabia Saudite pa familjen e tyre në vitin 2017 kur ishin 18 dhe 19 vjeç. Ato ishin punësuar në një agjenci refugjatësh për pesë vite, e cila ndihmon shtetasit e huaj që largohen nga persekutimi dhe kërkojnë azil.

Motrat nuk kishin kontakte të rregullta me të afërmit e tyre, sipas burimeve për Daily Mail Australia, Asra, njëra nga dy motrat, kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër një 28-vjeçari në fund të vitit 2018, por më vonë tërhoqi padinë e saj.

Gjithashtu, pronari i shtëpisë së dy vajzave në Canterbury ka paraqitur një padi civile kundër Asra më 13 maj të këtij viti. Pronarët mund të padisin për shkak të mospagesës përpara se të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për t’i larguar ata nga prona.

Është e paqartë se çfarë përpjekjesh u bënë nga kompania e pronave, Property Investors Alliance (PIA), e cila menaxhoi pronën, për të kontaktuar Asra-n disa javë para se dy motrat të gjendeshin pa jetë.

Fqinjët, megjithatë, deklaruan se dy vajzat dukeshin të lumtura. Stafi në një pikë karburanti aty pranë, i përshkroi vajzat si të qeta dhe miqësorë.

“Unë kurrë nuk i kam shërbyer motrës së saj, por i kam parë duke ecur së bashku në rrugë. Kur mora vesh se çfarë ndodhi me ta, u trondita shumë dhe u hutova, ajo ishte shumë miqësore. Sa herë që vinte dhe i flisja, buzëqeshte. Ajo kurrë nuk dukej e tŗishtuar”, tha njeri prej dëshmitarëve. Zyra e Brendshme nuk konfirmoi nëse vajzat kishin aplikuar për azil në Australi./abcnews