Një sherr me sende të forta ka ndodhur mes disa të rinjve këtë mbrëmje në qendër të Elbasanit. Burime për Syri.Net bëjnë me dije se disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar me një mjet ngjyrë gri.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se një i ri dyshohet të jetë marrë peng nga personat të cilët janë larguar me makinë. Policia e Elbasanit po merr dëshmitë në vendngjarje ndërsa janë vënë në ndjekje të mjetit që u largua nga vendngjarja. /syri.net/