Elbasan/ Sot mbushen 60 vjet nga themelimi i Teatrit “SKAMPA”

Ishte 15 Korriku i vitit 1962 kur për herë të parë, një grup aktorësh (15 aktorë) themeluan në tempullin e artit te qytetit të Elbasanit,një trupë profesioniste.Emra të njohur si Demir Hyskja, Dhimosten Papa, Haxhi Sejko,Thanas Borodani ,Skënder D.Hoxha, Hysni Hatipi, Thoma Kristo , Efraim Gashi , Hasan Mehja , Ndoc Cefa , Antoneta Kristo, Feride Halimi , Eglantina Stafa , Arta Luzi , Olimbi Bilali si dhe regjisori i parë i teatrit Lec Shllaku, nisën të punonin e vinin në skenë,shfaqjet e para në nivel profesionist.
Edhe 1000 vite teatrit tonë të mrekullueshëm.