Një fëmijë i mitur rreth 3 vjeç është gjëndur nga forcat e posaçme Shqiponja në Elbasan. Fëmija është larguar nga shtëpia pa dijeninë e prindërve, ndërkohë ishte duke luajtur poshtë pallatit.
I vogli ishte larguar 3 km nga banesa në drejtim të universitetit ndërkohë ai banonte në lagjen “Vullnetari”. Menjëherë janë vënë në lëvizje efektivë të forcave Shqiponja dhe fëmija 3 vjeç u gjet brenda një ore, ndërsa i është dorëzuar familjarëve.