I riu në Elbasan shkon i dëmtuar në spital dhe thotë se është rrëzuar, çfarë i gjen policia në makinë

Një 22-vjeçar ka shkuar gjatë natës në spitalin e Elbasanit, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas policisë, i riu ka thënë se ka marrë dëmtime, pasi është rrëzuar.

Sakaq, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacione paraprake

Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues  në  lagjen “Teqe”, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Shtetasi D. K. është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e  Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.

/abcnews.al