Një tjetër investim nga Bashkia në Labinot Mal. Falë bashkëpunimit mes komunitetit Bashkisë së Elbasanit dhe Këshillit të Qarkut u bë e mundur asfaltimi i 1.1 km rrugë rurale në fshatrat Griqan – Labinot Katund.
Punimet të cilat janë drejt përfundimit i ka parë nga afër Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili pasi ka marrë falenderimet e banorëve për cuarjen e asfaltit deri në këto zona malore pohon se “kjo rrugë prej vitesh ishte kthyer në një gangrenë për banorët e fshatit Labinot Katund, të Njësisë Administrative Labinot Mal. Rruga do t’i vijë në ndihmë rreth 2000 banorëve të cilët punojnë në bujqësi. Me shtrimin e rrugës me asfalt, banorët do të qarkullojnë lehtësisht drejt Labinotit Mal, qendrës shëndetësore dhe tregut bujqësor”.
Bashkia ka kryer shumë investime të rëndësishme në Labinot Mal, që sipas Z. Llatja me planifikimin e buxhetit investimet do të vijojnë në zonën e largët malore të Elbasanit.
“Do të investojmë në sistemime urash si edhe në rrugë lagjesh, me qëllim që të lehtësojmë qarkullimin e banorëve”.
Investimi në fjalë është kërkesë e vetë banorëve e cila ju përgjigj në një kohë rekord nga ana e Bashkisë. Kryetari i Bashkisë i bën thirrje qyterëve që të bashkepunojnë me Bashkinë në të mirë të komunitetit.