Stina e verës përkon me kthimin e emigrantëve për pushime. Mes personave që kthehen në vendlindje janë edhe emra të dyshuar të botës së krimit.
Në këtë kuadër por dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë policia e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, Njësinë Operacionale dhe policinë rrugore në qytet kanë krijuar postoblloqe në disa rrugë.
Ky aksion i shtrirë në pjesën dërrmuese të qytetit të Elbasanit e ka vënë theksin te persona të cilët lëvizim me sende të kundraligjshme. Në këtë kuadër qytetarë por dhe mjetet e tyre i janë nënshtruar kontrollit fizik. Aktualisht nuk ka të dhëna për persona të shoqëruar, ndërsa burime zyrtare nga policia e Elbasanit i cilësojnë kontrollet rutinë.