Zbardhen të tjera detaje nga të shtënat me armë zjarri në Elbasan, ku në drejtim të një personi u qëllua me armë zjarri.
Enea Matoshi zbrazi karikatorin ndaj Arben Bekteshit, por fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk e kapi këtë të fundit.
Mësohet se sherri mes dy personave ka nisur tre javë më parë, ku janë zënë edhe me grushte.
Shkak thuhet se është bërë një parakalim me makinë, ndërsa sot, tre javë më vonë pati edhe krisma arme.
Policia e Elbasanit është vënë në kërkim të autorit i cili duke u larguar nga vendngjarja ka hedhur edhe armën në tokë./bold.al