Autoritetet shqiptare kanë marrë në mbrojtje efektivin e Policisë me iniciale K.G fotoja e të cilit u gjet në telefonin e të akuzuarit për disa vrasje, Nuredin Dumani.
Sipas burimeve zyrtare mësohet se fotoja e punonjësit të policisë është gjetur në telefonin e Nuredin Dumanit pas arrestimit të tij në Fier
Dyshohet se ai kishte marrë porosi për të vrarë punonjësin e policisë nga një grup kriminal i cili operon në qytetin e Elbasanit.
Hetusit po mundohen të zbulojnë personat që ia kanë dërguar foton Nuredin Dumanit. Efektivi i policisë me iniciale K.G ka qenë oficer në drejtorin e policisë Elbasan.
Aty ai ka qenë pjesë e hetimeve të ngjarjeve kriminale atje dhe më pas është transferuar në Tiranë. Ai kërkoi mbrojtje, por u deshën disa javë derisa vendimi është miratuar zyrtarisht.