Efektivja që mbeti e plagosur tregon nga vendngjarja si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Më shumë se një vit nga ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, të njohur si “Pipi”, ekspertët e prokurorisë sot kanë shkuar sërish në vendin e krimit për të rindërtuar skenën e vrasjes.

Pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit nga krimi, prokurorët duket se janë ende të paqartë. Ish-drejtori i spitalit Psikiatrit, Pjerin Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i Gazmend Bardhit.

Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota, e cila është punonjëse e policisë.

Efektivja e policisë Xhensila Sota rikthehet në vendin ku ndodhi krimi i rëndë më 25 prill të vitit 2021. Siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC, Xhensila Sota shihet duke shpjeguar të gjithë dinamikën e krimit të rëndë.

Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.