E rëndë/ Gjendet një grua e pajetë në një kanal vaditës në Peqin. Dyshimet e para

Gjatë ditës së djeshme, përballë një kantieri ndërtimi, Peqin, është gjetur e pajetë, në një kanal vaditës, dyshohet e mbytur, shtetasja M. T., 81 vjeçe.

Për këtë shtetase, po gjatë ditës së djeshme, në Komisariatin e Policisë Peqin, ka kallëzuar nipi i saj, shtetasi H. T., 33 vjeç, se 81-vjeçarja ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas deklarimeve të familjarëve kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.