Avokatët e Elbasanit i janë bashkuar protestës së thirrur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore.
Ata kanë njoftuar 4 ditë bojkot të seancave, veç seancave për masat e sigurisë dhe kërkojnë që qeveria të heqë dorë nga miratimi i ndarjes së re territoriale.
Demir Çiftja, kreu i Dhomës së Avokatisë së Elbasanit, tha për mediat se bojkoti mund të intensifikohet deri në ndërprerje totale.
“Dhoma e Avokatisë së Elbasanit sot mbështet bojkotin e të gjitha seancave gjyqësore sipas vendimit nr.1 të datës 11 qershor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Këshilli kombëtar ka vendosur të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore me përjashtim të masave të sigurisë, nga data 14 deri në datën 17, ditë e premte.
Për ditën e sotme në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan do gjykoheshin rreth 120 çështje, që janë te gjitha të anuluara. Vetëm masat e sigurisë, që mund të jenë 3-4, që janë të domosdoshme dhe ato nuk do të bojkotohen.
Qytetarët dëmtohen shumë, sepse rrethi gjyqasor Elbasan është shumë i shtrirë. Duke parë gjithë këtë hapësirë territoriale të shtrirë nga rrethi gjyqësor Elbasan, do të thotë se qytetarët që kanë ardhur nuk kanë marrë shërbimin sot për shkak se bojkotit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Thirrja jonë sot është qeveria të mjos miratojë vendimin e KLGJ-së për ndarjen e re, hartën e re territorial, pasi ajo bie në kundërtim me shumë konventa ndërkombëtare dhe ligjin për të drejtat e njueriut.
Dhoma Kombëtare na ka njoftuar që bojkoti do të intensifikohet deri në ndërprerje totale”, tha ai./ abcnews.al