Një 45 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.
R.S, banues në Elbasan kishte marrë më qira një lokal të cilin e kishte përshtatur si qendër për vënien e basteve sportive.
Në momentin e ushtrimit të kontrollit nga blutë e Elbasanit u gjeten dhe sekuestruan dhe një sasi lënde narkotike që dyshohet të jetë kanabis si dhe një celular që mendohet se përdorej për bastet.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi N. Ll., 28 vjeç, banues në Elbasan, klient në këtë lokal, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular më të cilin dyshohet se vinte baste sportive.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan./ReportTv.al