Plagoset adoleshenti në Elbasan, mbërrin në spital i shoqëruar nga 2 patrulla policie

Një i ri adoleshent ka mbërritur sot në spitalin kirurgjik të Elbasanit i shoqëruar nga dy patrulla policie.

Adoleshenti ka trauma dhe plagë në trup.

Dhoma ku është shtruar adoleshenti ruhet në masa të rrepta sigurie nga ana e policisë si dhe nga prindërit

Ende janë të pa qarta motivet e plagosjes së të riut, por përjashtohet mundësia e plagosjes me armë të ftohtë apo armë zjarri.

/abcnwews.al/