Pasojat e Metalurgjikut, në Elbasan shtohen personat e prekur nga Parkinsoni, qyteti me numrin më të lartë. Flet doktor Bujar Cakani

E cilësuar si sëmundje e çrregullimit të lëvizjeve, Parkinsoni shfaqet zakonisht pas moshës 60-65 vjeç, por vitet e fundit shihet se po prek edhe moshat e reja.

Mjeku Neurolog, i qendrës spitalore në Elbasan Bujar Cakani, thotë se kjo sëmundje shfaqet në mënyrë graduale duke prekur dhe dëmtuar ato funksione të trupit që ndryshe përcaktohen si funksionet motorre të njeriut.

Elbasani rezulton mes qyteteve me numrin më të lartë të personave të prekur nga Parkinsoni. Shkak sipas mjekut është puna në kombinatin metalurgjik.

Parkinsoni nuk ka shenja tipike me të cilat mund të identifikohet që në zanafillë dhe nuk ekziston ndonjë kurë. Megjithatë, mjekimi mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave.

Sëmundja e Parkinsonit, sipas studiuesve, në shumicën e individëve reflekton një kombinim mes faktorëve gjenetikë edhe atyre mjedisor.

Fax