Kushi organizon takim me maturantë dhe mësues nga Elbasani në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Çfarë u diskutua

Në mjediset Ministrisë së Arsimit minstri Evis Kushi zhvilloi një takim edhe me maturantë dhe mësues nga Bashkia e Elbasanit, ku u diskutua rreth sfidave dhe pritshmërive të tyre në lidhje me provimet e Maturës Shtetërore 2022.

Ajo i siguroi edhe një herë të gjithë maturantët se nga ana e saj dhe e institucioneve përgjegjëse arsimore janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit, që nga hartimi i testeve e deri tek vlerësimi me saktësi maksimale.

Znj Kushi falënderoi të gjithë mësuesit për vëmendjen e veçantë dhe mbështetjen që po u japin maturantëve gjatë kësaj periudhe përgatitore.