Edhe pse e pajisur me urdhër mbrojtje, një grua nga Elbasani është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, I.D.
34-vjeçari është arrestuar nga blutë e Elbasanit.
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. D., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, bën me dije policia.
Nje koment
Pingback: 2limitations