DVP Elbasan Policia Rrugore e Elbasanit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë kapur 4 drejtues mjetesh, të cilët janë proceduar penalisht për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, janë pezulluar 38 leje drejtimi, nga të cilat: 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 24 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 1234 masa administrative, të ndara si vijon: – 52 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; – 24 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; – 13 masa për përdorimin e aparatit celular; – 368 masa për parakalime të gabuara; – 35 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit; – 20 masa për tejkalim shpejtësie; – 3 masa për mungesë të siguracionit të mjetit; – 719 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.