Rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, i është vendosur lëndë plasëse një automjeti.
Policia e Vlorës ka bërë të ditur se makina tip “Audi” ka qenë në pronësi të shtetasit 31-vjeçar, Ermal Kasa, banues në Elbasan.
Ky i fundit është me profesion ekonomist pranë një kazinoje në zonën e Ujit të Ftohtë.
Në dëshminë e parë, i riu me origjinë nga Elbasani ka thënë se jeton prej pak muajsh në Vlorë. Ai ka mohuar që të ketë konflikte për të cilat mund të jetë sulmuar.
Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e parë të makinës dhe siç tregojnë pamjet, dëmet ishin të mëdha.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, kjo edhe për shkak të orarit që ishte zgjedhur nga autorët të cilët duket vetëm kërkonin të përcillin një mesazh kërcënimi.