Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para pak ditësh në Librazhd. Vjehrri, vjehrra dhe disa të afërm kanë kapur mat nusen me të dashurin në krevatin bashkëshortor.
Pas kësaj ata i kanë filmuar së bashku dhe më tej e kanë përzënë nga shtëpia.
Por vajzën nuk e ka pranuar as familja. E reja është rrahur edhe nga prindërit e saj. Madje i ati i ka qethur kokën për ta turpëruar akoma më shumë.
Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe emocionale dhe ka tentuar të vrasë veten.
Prej dy ditësh pamjet qarkullojnë në rrjetet sociale. E reja kishte një të dashur dhe ndërkohë që bashkëshortin e kishte në Londër emigrant.
Prindërit e djalit e kishin pikasur tradhtinë. Madje ajo guxonte dhe e sillte edhe në shtëpi në shtratin bashkëshortor.
Kështu e ruajtën deri sa e kapën mat në krevat.
Sakaq sot pasdite policia njoftoi se ka çuar në ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën e 23- vjeçares nga një fshat i Librazhdit.
23-vjeçarja ka marrë edhe urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.